70 orë nën rrënoja, shpëtohet 7-vjeçari në Turqi

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 12:39
 70 orë nën rrënoja, shpëtohet 7-vjeçari në Turqi

Një 7-vjeçar i quajtur Ahmet Erdem, u nxor i gjallë nga mbeturinat e një ndërtese në qytetin Antiyaman në rajonin Kahramanmaras 70 orë pas tërmetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në videon ku u shpëtua 7-vjeçarit që mbeti i bllokuar në kompleksin e banesave shumëkatëshe në Antiyaman, dëgjohet djali i vogël duke kërkuar çamçakëz.

(Kosova Sot Online)