Latifi: Kurti ka frikë nga kjo marrëveshje

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 21:26
Latifi: Kurti ka frikë nga kjo marrëveshje

Sipas Blerim Latifi, një marrëveshje është në interes të të gjitha palëve por kryeministri Albin Kurti frikësohet.

“Po shihet që është evidente një përpjekje e kryeministrit Kurti që të përfshijë të gjithë në këtë procesin e cili do të rezultojë si duket në pranverë me këtë marrëveshjen e famshme që po flitet. Fakti se ai synon të përfshijë kundërshtarët në atë proces, tregon se kryeministri ka frikë nga ajo marrëveshje dhe konsekuencat që vijnë. Nëse do të ishte marrëveshje e mirë, nuk do të ftonte të tjerët. Tek shqiptarët është e shtuar se meritat kemi dëshirë të i mbajmë për vete”, tha ai, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se Kurti është pajtuar me realitetin pas premtimeve që ka pasur në opozitë dhe pajtohet se marrëveshja nuk është afër ideales.


“Pas 15 viteve jemi në një situatë kur duhet të kënaqemi me një marrëveshje që është larg këtij qëllimi. Një marrëveshje e cila në fund të fundit nuk është asgjë më shumë se një marrëveshje që shmang shpërthimin e një konflikti eventual në Ballkan dhe vatrën e re të një konflikti. Ajo cka ne supozohet të fitojmë është nxjerrja e Kosovës nga ky ngërçi i 10 viteve të fundit që nuk ka ecur aspak në bashkësinë ndërkombëtare. Nuk është edhe krejt pak. Kurti që ka fituar pushtetin me qëllime të mëdha dhe ide të mëdha tash është ballafaquar, ose të themi, anija e tij ka hasur me shkëmbinj të realitetit dhe ka kuptuar se ato që ka premtuar kanë qenë iluzione. Kjo sepse marrëveshjet politike bëhen duke marrë parasysh raportin e forcave në terren”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)