
Përfundon takimi joformal i ambasadorit Hovenier me pjesëmarrësit e ftuar

Takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit e ftuar, ka përfunduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky takim formal është mbajtur në shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin të mbajtur më 31 janar në Ambasadën amerikane.
Në rezidencën e ambasadorit Hovenier, ku u mbajt takimi nuk pati deklarime për medie.
Në pritjen e diplomatit amerikan ishin ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë muajin e kaluar organizoi një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.
(Kosova Sot Online)