Mbi 23,700 të vde'kur nga fatkeqësia në Turqi dhe Siri

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 20:44
Mbi 23,700 të vde'kur nga fatkeqësia në Turqi dhe Siri

Është rritur sërish numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri.

Turqia ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 20,213. Ndërsa 3,553 të tjerë u vranë nga tërmeti në Siri. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 23,766.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e mundimshme për të gjetur të mbijetuar, por shpresat po shuhen.

Megjithatë, 5 ditë pas tërmetit, ekipet kanë arritur të shpëtojnë shumë njerëz. Së fundmi, në qytetin jugor Hatay të Turqisë, 6 persona u nxorën nga rrënojat e një apartamenti pesëkatësh.

(Kosova Sot Online)