
Hani i Elezit: U rrah nga burri dhe djali, arrestohen të dyshuarit

Një grua nga Hani i Elezit ka raportuar të enjten në polici se është rrahur nga burri dhe djali i saj, shkruan “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar.
Kurse, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, bashkëshorti dhe djalit i tyre, meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)