Një qytetar i Kosovës rrahet nga policia në kufi

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 17:52
Një qytetar i Kosovës rrahet nga policia në kufi

Raportohet se një qytetar nga fshati Stubëll i Vitisë,  është rrahur brutalisht nga policia serbe në kufirin Serbi-Kroaci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve të këtij mediumi, inicialet e këtij personi janë E.R. Ai po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Kroacisë kur u ndalua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Më tej, ky medium pretendon se E.R. ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës në kufirin në Merdar dhe e ka dërguar për trajtim shëndetësor në QKUK.

(Kosova Sot Online)