Gjest i mirë: Romët në Prizren mbledhin 2 mijë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 07:51
Gjest i mirë: Romët në Prizren mbledhin 2 mijë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Po vazhdon aksioni për mbledhjen e ndihmave për Turqinë dhe Sirinë të cilat u prekën nga tërmeti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për ndihmë të viktimave në Turqi dhe Siri, pjesëtarë të komunitetit rom në Prizren kanë grumbulluar 2 mijë euro në një ligjërate në një xhami në Prizren.

“Edhe një mbështetje e veçantë për Turqinë&Sirinë, kësaj radhe nga vëllezërit dhe motrat e komunitetit Rom.Mualimeja e Departamenti i Gruas – KBI Prizren Gylxhan Misini, sot pas ligjeratës javore, ka tubuar gjithsej 2.000€ vetëm nga xhematliket e saj. Tê gjithë së bashku, si një trup”, ka shkruar kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha. në Facebook.

(Kosova Sot Online)