Skandali McGonigal/ Rama fshihet sërish, shmang përballjen në Kuvend

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 10:31
Skandali McGonigal/ Rama fshihet sërish, shmang përballjen në Kuvend

Sot në orën 17:00 opozita ka paralajmëruar një protestë para parlamentit ndërkohë që zhvillohet seanca plenare.

Nga ana tjetër, po në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në parlament, por ka zgjedhur të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder në ambientet e kryeministrisë.

Kujtojmë që opozita ditën e shtunë zhvilloi një protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kjo protestë ishte nisja e revolucionit që nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës. Lideri demokrat siguroi shqiptarët se opozita nuk kërkon pushtet me dhunë, por përmes votës së lirë.

Ndaj sipas tij, përballja me regjimin e Ramës do të vijojë sot më protestën para parlamentit.

(Kosova Sot Online)