
Në mesin e kadetëve të Policisë që diplomuan sot ishin 17 serbë

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të 433 kadetëve të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se nga të diplomuarit 56 ishin gra. Sipas ndarjes etnike, ZKM-ja thotë se 17 nga ta ishin serbë, dy goranë, një rom dhe një turk.
Për Qeverinë tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit, vendosja e rendit dhe ligjit, janë prioritet, u shpreh Kryeministri Kuri, para se të listojë të arriturat në fushën e sigurisë gjatë vitit të kaluar, njofton ZKM-ja.
(Kosova Sot Online)