‘Washington Examiner’: McGonigal bëri pazar me sanksionet, fitoi 30 milionë euro në Shqipëri

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 20:57
‘Washington Examiner’: McGonigal bëri pazar me sanksionet, fitoi 30 milionë euro në Shqipëri

Gazetat e Uashingtonit vazhdojnë të zbulojnë skandale tronditëse nga skandali i Charles McGonigal.

Këtë herë është gazeta ‘Washington Examiner’ që shkruan se Charles McGonigal ka punuar si sekser për punët e Edi Ramës.

Por ajo thotë se ka një kthesë shokuese në hetime, duke shtuar se shuma që ka fituar McGonigal në Shqipëri mund të jetë 30 milionë euro. Sipas saj, McGonigal ka zhvatur biznesmenët me kërcënimin e sanksioneve.

Shkrimi mban firmën e John R. Schindler, i cili ka shërbyer në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA si analist i lartë i inteligjencës dhe oficer i kundërinteligjencës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“E vërteta është më e keqe se kaq. Është mjaft e rëndë që një zyrtar i lartë i FBI-së u përfshi në mënyrë të pahijshme, për para cash, në politikën e brendshme të një aleati amerikan. Kjo rubrikë mund të raportojë se ajo që bëri McGonigal në atë udhëtim fatal në Shqipëri ishte shumë më e rëndë nga sa kanë pranuar autoritetet federale ose media.

Burime të nivelit të lartë shqiptar, të cilët dëshmuan sjelljen e tmerrshme të McGonigal, ndërsa ai ishte në atë vend, rrëfejnë se zyrtari i lartë i FBI-së ka kryer një operacion zhvatjeje kundër shqiptarëve të pasur për përfitime personale.

McGonigal u thoshte shqiptarëve të suksesshëm, të cilët jo të gjithë ishin nën zemërgjerësinë e qeverisë së Rramës, se ata përballeshin me rrezikun e sanksioneve të afërta nga SHBA, të cilat do të shkatërronin bizneset e tyre, do t’u sekuestronin llogaritë bankare dhe do u jepnin fund udhëtimeve të tyre jashtë.

Megjithatë, McGonigal mund ta rregullonte këtë problem me një tarifë modeste prej disa milionë dollarësh. Mesazhi ishte i qartë: Më paguani ose do të shkatërroni jetën tuaj.

Shqiptarët e shqetësuar e morën seriozisht këtë kërcënim, duke pasur parasysh pozicionin e McGonigal në FBI, dhe shumë prej tyre e paguan. Disa kanë paguar ‘vetëm’ 3 milionë euro. Të tjerë paguanin shumë më tepër.

Burimet më thonë se McGonigal zhvati Shefqet Kastratin, manjatin kryesor të naftës në Shqipëri, për 12 milionë dollarë, me vlerë afro 15 milionë dollarë në vitin 2017.

Mesa duket, McGonigal u përpoq të merrte ryshfet edhe nga Samir Mane, një biznesmen kryesor shqiptar, në një mënyrë të ngjashme. Burimet ballkanike thonë se përfitimet e McGonigal nga kjo tronditje ishin në masën 30 milionë euro, por mesa duket kjo ishte e ndarë me partnerët e tij shqiptarë,” shkruan gazeta.

(Kosova Sot Online)