Prishtinë: E mitura tenton braktisjen e fëmijës së porsalindur

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 09:41
 Prishtinë: E mitura tenton braktisjen e fëmijës së porsalindur

Një e mitur ka tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka bërë të njohur policia me anë të raportit 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONA NËN MOSHEN 16 VJEÇ/Prishtinë 13.02.2023. Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, dhe mbetet për procedura të tjera.

(Kosova Sot Online)