Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 11:56
Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve A.M., dhe L.B., për vrasjen e 41-vjeçarit Arsim Hamiti në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Avokati i L.B., Shefqet Hasimi ka thënë se të dyshuarit janë dërguar në qendrën e paraburgimit.

Ai tha se të dyshuarit pas përfundimit të seancës dëgjimore janë dërguar për në qendrën e paraburgimit.

(Kosova Sot Online)