E mahnitshme: 26-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 201 orësh

  • E /
  • 14 February 2023 - 14:08
E mahnitshme: 26-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 201 orësh

Në Hataj të Turqisë, një grua është nxjerrur nga rrënojat pas 201 orësh pas tërmetit të ndodhur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një 26-vjeçare që kishte mbetur e bllokuar nën rrënojat e tërmetit, u nxorr pas një javë e një ditë nga tërmeti i të hënës.

Deri më tani nga tërmeti i javës së kaluar që goditi Turqinë e Sirinë kanë vdekur mbi 37 mijë njerëz dhe janë lënduar shumë persona.

(Kosova Sot Online)