Policia e Kosovës shton prezencën në rrugë, kjo është arsyeja

  • E.k /
  • 14 February 2023 - 14:30
Policia e Kosovës shton prezencën në rrugë, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet e saj në trafik për të parandaluar aksidentet nga mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, shkruan “Kosova Sot Online”.

Njoftimi i policisë:

Realizimi i aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore)

Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që nga data 13 deri 19 shkurt 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të parandalimit të aksidenteve edhe nga mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, ku në fokus ka kontrollin e kamionëve dhe autobusëve.

(Kosova Sot Online)