222 orë nën rrënoja, nxirret e gjallë 42-vjeçarja, "Na u prenë këmbët, na rrëmbeu gëzimi"

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 15:54
222 orë nën rrënoja, nxirret e gjallë 42-vjeçarja,

Pas 222 orësh nën rrënojat e qytetit të Kahramanmaraş, ekipi i kërkim shpëtimit arriti të nxjerrë të gjallë një 42-vjeçare në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

“‘Ndihmë’, erdhi një zë nga brenda. Na u prenë këmbët, na rrëmbeu gëzimi. Ishte person që ne po kërkonim. Ishte e shëndetshme. Nuk gjej fjalë për të thënë”, tha dikush nga ekipi.

Motra e saj ka rrëfyer momentet gjatë përpjekjeve të shpëtimit: “Ata menduan se ajo donte ujë, por ajo po fliste për vajzën e saj”.

(Kosova Sot Online)