Lista Serbe distancohet nga serbët e Kosovës që morën pjesë në trazirat e Beogradit: Ata nuk i përfaqësojnë askënd

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 08:03
Lista Serbe distancohet nga serbët e Kosovës që morën pjesë në trazirat e Beogradit: Ata nuk i përfaqësojnë askënd

Nuk habiti partia e serbëve të Kosovës që i dolën në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuciq pas protestave në Beograd të organizatave ekstremiste serbe që e akuzuan atë për tradhti pasi ky pranoi planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Lista Serbe u rendit krah shefit të tyre Vuciq siç pritej, e presidenti serb po shtrëngon radhët e siç u panë të gjitha tabloidet e afërta me të dolën në mbështetje të tij.

Sipas Listës Serbe 14 përfaqësuesit të serbëve të Kosovës që udhëtuan në Beograd në atë tubim janë të vetëshpallur dhe nuk i përfaqësojnë ata.

“Lista Serbe me mbi 90 % të serbëve që votojnë për ne, i japin mbështetje të plotë presidentit Aleksandar Vucic që të vazhdojë përpjekjen për paqe dhe mbijetesë të popullit serb në Kosovë e Metohi dhe forcimin e Serbisë në rrafshin ekonomik, ndërkombëtar, politik, ushtarak dhe në secilin aspekt tjetër pa marrë parasysh rrenat dhe ofendimet e të vetshpallurve liderë, politikanë të shpikur, kuazi patriotë e mashtrues të dëshmuar që i mbështetë opozita në Beograd” shkruhet në komunikatën e Listës Serbe.

Të mërkurën pasdite dhe në mbrëmje në tubim të organizuar nga grupe ekstremiste fashiste serbe të si “Patrullat Popullore” të Damjan Knezevic që kishte organizuar edhe tubimin në kufi me Kosovën në Jarinje, në muajin dhjetor vitin e kaluar.

Grupi i të mbledhurve në protestën që e kanë organizuar grupe ultranacionaliste serbe të ndërlidhura janë nisur drejt presidencës serbe duke bërtitur parulla për dorëheqje.

Në hyrja para ndërtesës janë policia për protesta e Serbisë që po vazhdon edhe tani dhe nga masa dëgjohen të shara si ‘shkoni mbroni Kosovën, po e mbroni një tradhtar si s’keni turp”. Turma ka nisur të hedhë vezë drejt policisë.

Tek përmendorja e perandorit rus Nikollaj është vendosur një skenë e improvizuar me altoparlantë me një transparent ‘Vucic siptar’.

Pjesëmarrës në protestë janë edhe Marko Jaksic i organizatës fashiste serbe Otadjbina, Marko Jaksic, dikur lideri i lëvizje Obraz, Mladen Obradovic dhe njëri nga organizatorët e protestës është edhe ish anëtari i radikalëve të Seselj, Dejan Mirovic.

(Kosova Sot Online)