Tahiri: Brenda 10 vite është larguar 30 për qind e popullatës, afër 600 mijë kanë ikur prej Kosovës

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 11:40
Tahiri: Brenda 10 vite është larguar 30 për qind e popullatës, afër 600 mijë kanë ikur prej Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri,ka thënë se Kosova është më e varfër që nga 14 shkurti i vitit 2021, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka thënë nga Kosova po ikin qytetarët që e kanë humbur shpresën në këtë shtet.

Sipas Tahirit brenda 10 viteve është larguar 30 për qind e popullatës së Kosovës. Afër 600 mijë kanë ikur prej Kosovës.

“Duke i shtyrë përpara ligjet antikushtetuese është prekur shtylla kurrizore, bazamenti i një shteti që është administrata ligjore dhe shteti ligjor. Kosova është më e varfër që nga 14 shkurti i vitit 2021. Qytetarët e Kosovës duke e humbur shpresën kanë marrë rrugën e mërgimit. Duke mos mundur ta konceptojnë zhvillimin, duke mos pasur asnjë investim të huaj tash e dy vjet, duke thënë se do të bëjnë me qindra çerdhe, Qeveria Kurti është kthyer në një instancë që vetëm flet për 20 vjetët e kaluar”, ka thënë Tahiri.

“Vetëm në vitin 2022 në Ambasadën gjermane 105 mijë kanë aplikuar për vizë. Në ambasadën zvicerane mbi 38 mijë. Nga MPB-ja kam marrë informatë që 10 mijë kanë hequr dorë nga shtetësia për dy vjet. Brenda 10 vite është larguar 30 për qind e popullatës së Kosovës. Afër 600 mijë kanë ikur prej Kosovës. Nëse vazhdojmë me këtë trend për 10 vitet e ardhshëm do të mbesim popullatë më pak se Mali i Zi. Mendoj që duhet urgjentisht të bëhet një analizë se cilat janë shkaqet e ikjes”, ka thënë ndër të tjera ai.

(Kosova Sot Online)