Një grua gjendet e vdekur në lumin Ibër

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 14:32
Një grua gjendet e vdekur në lumin Ibër

Një grua e moshuar 86-vjeçare e komunës së Zubin Potokut është gjetur sot pa shenja jetë në lumin Ibër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zhdukja e të moshuarës është raportuar mbrëmë nga familjarët e saj.

Policia dhe zjarrfikësit ishin në kërkim të saj përgjatë lumit Ibër.

Ata u çuan në kërkim në lumë për faktin se gjetën shkopin e përdorur nga e moshuara pranë lumit.

(Kosova Sot Online)