Aksidentohet makina që transportonte para, përmbyset në mes të rrugës

  • E.k /
  • 16 February 2023 - 14:57
Aksidentohet makina që transportonte para, përmbyset në mes të rrugës

Një automjet që po bënte transportimin e parave është përmbysur në rrugën e Rinasit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë drejtuesi i metit B.J ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është përmbysur në rrugë.

Në këtë aksident ka pasur vetëm dëme material.

Njoftimi:

Më datë 16.02.2023, në Rrugën e Rinasit, shtetasi B. J., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti që drejtonte shtetasi B. J. përdorej për transportimin e vlerave monetare, por në momentin e aksidentit ka qenë bosh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)