Ky është vendi i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës

  • E.k /
  • 17 February 2023 - 08:13
Ky është vendi i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës

Kosova sot shënon 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet është Republika e Kosta Rikës, pikërisht në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë.

Një ditë më pas, pavarësinë e Kosovës e njohën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Afganistani, Australia, Senegali, Gjermania, Letonia, Danimarka, Estonia, Italia, Luksemburgu, Peruja, Belgjika, Polonia, Zvicra, Austria, Iralnda, Suedia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Japonia dhe Kanadaja.

Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli.

(Kosova Sot Online)