Ngjarje e trishtë: Gjendet i vdekur një person, dyshohet se ka djegur vetën me benzinë

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 12:39
Ngjarje e trishtë: Gjendet i vdekur një person, dyshohet se ka djegur vetën me benzinë

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka gjetur një njeri të djegur me benzinë në Durrës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Dyshimet janë se ka kryer vetëvrasje duke u djegur vetë.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Policia ka njoftuar se janë duke bërë hetime që të zbulojnë emrin e personit dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Policia tha: “Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”

(Kosova Sot Online)