Deputeti ukrainas: Do të bëj gjithçka që Ukraina ta njohë pavarësinë, ju keni një vend dhe njerëz të mrekullueshëm

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 15:14
Deputeti ukrainas: Do të bëj gjithçka që Ukraina ta njohë pavarësinë, ju keni një vend dhe njerëz të mrekullueshëm

Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka uruar kosovarët për ditën e përvjetorit të Pavarësisë, raporton “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë të mundshme që Ukraina ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, Goncharenko tutje ka shkuar se Kosova është një vend i mrekullueshëm si dhe ka njerëz po ashtu të mrekullueshëm.

“Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm! Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)