Sanchez: Ja pse është me rëndësi që të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 16:34
Sanchez: Ja pse është me rëndësi që të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Në lidhje me mundësinë që vendi i tij të njohë pavarësinë e Kosovës, në ditën që vendi ynë po e shënon 15-vjetorin e mëvetësisë, është deklaruar kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sanchez, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Slloveni, është pyetur në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe mundësinë që vendi i tij të ndryshojë qëndrim.

Por, siç raporton “Europa Press”, shefi i qeverisë spanjolle ka deklaruar se “është me rëndësi në këtë kohë që të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit” dhe se “një marrëveshje mund të arrihet” në mënyrë që të “mos avancojnë skenarët”.

Spanja është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Republikës së Kosovës.


(Kosova Sot Online)