Shkuan për t’i ndihmuar Turqisë, ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit kthehet në Tiranë

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 14:37
Shkuan për t’i ndihmuar Turqisë, ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit kthehet në Tiranë

Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit që ka shkuar në Turqi, për t’i dhënë ndihmë pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit është kthyer sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shpreh mirënjohjen e tij për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore, thotë se kanë nxjerrë 26 persona nga rrënojat, mes tyre edhe të mbijetuar.

“Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi. Ata u nisën për t’u kthyer në Atdhe, duke marrë me vete edhe respektin e popullit turk, që njëherësh është vlerësim për Shqipërinë tonë. Të gatshëm dhe solidarë sa herë të jetë nevoja për kontributin tonë!”, shkruan Peleshi në Facebook.

(Kosova Sot Online)