
Një shofere godet me veturë një 16-vjeçar, e bënë për spital

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Korçë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, një automjet i “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç.
I mituri është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(Kosova Sot Online)