Si u tentua të vritej me shkop bejsbolli punëtori i karburantit

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 12:41
Si u tentua të vritej me shkop bejsbolli punëtori i karburantit

Një 44-vjeçar tentoi të vriste me shkop bejsbolli punonjësin e një karburanti sot në Durrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shkak i konfliktit raportohet se është bërë një borxh që 44-vjeçari kishte në karburantin në fjalë.

Kur punonjësi i karburantit ka refuzuar t’i furnizojë karburantin 44-vjeçarit për shkak të detyrimeve të pashlyera, ky i fundit ka dalë nga makina.

44-vjeçari ka rrëmbyer shkopin e bejsbollit që mbante në makinë dhe ka tentuar të vrasë punonjësin 46-vjeçar.

(Kosova Sot Online)