Pamje nga 'lëkundjet' e reja në Turqi

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 20:33
Pamje nga 'lëkundjet' e reja në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 goditi Turqinë, zonën e Hatajit.

Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Antakias, në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton EMSC. Pasoi një pasgoditje e dytë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.

Mediat turke raportojnë se kanë ndodhur tërmete të forta dhe se ka panik tek qytetarët.

Një gazetare e tronditur e CNN turk u përlot në një transmetim të drejtpërdrejtë teksa tregonte se çfarë po ndodhte.

(Kosova Sot Online)