Kryetari i Këshillit Atlantik u bënë thirrjeve këtyre vendeve që ta njohin Kosovën

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 08:08
Kryetari i Këshillit Atlantik u bënë thirrjeve këtyre vendeve që ta njohin Kosovën

Dje në Vjenë të Austrisë është festuar ditëlindja e 15-të e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger u ka bërë thirrje Qipros, Rumanisë, Greqisë, Ukrainës dhe Serbisë që ta njohin Kosovën si shtet, por me diçka në këmbim

“Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Republikës së Kosovës sot, në Vjenë në zemër të Austrisë Neutrale, bëj thirrje për anëtarësim në NATO, Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën”.

“Unë i bëj thirrje Qipros ta njohë Kosovën dhe ju do të hyni së bashku në NATO. 15 vjet, koha për ta bërë këtë!”, ka shkruar Fehlinger në Twitter.

(Kosova Sot Online)