Tomë Gashi nuk lejohet të marrë pjesë gjatë intervistimit të Haki Abazit

  • E.k /
  • 21 February 2023 - 11:11
Tomë Gashi nuk lejohet të marrë pjesë gjatë intervistimit të Haki Abazit

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari, tregoi se nuk iu lejua që të ishte prezent në intervistimin e deputetit të VV-së, Haki Abazi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tomë Gashi tregoi se nuk u lejua nga prokurori i rastit, Afrim Shefkiu që të ishte prezent në dëgjimin e deputetit Abazi.

“Duke e ditur jotransparencën e prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, unë faktikisht kam menduar që ai do të veprojë ashtu siç edhe ka vepruar që nuk më lejoi që unë të marrë pjesë në seancë në cilësi të avokatit, përfaqësuesit juridik të familjes Dehari dhe i ka njoftuar zyrtarët përkatësit që unë mos të më lejoj që të marrë pjesë në dëgjimin e deputetit Abazit. Ai tani ka hyrë në zyren e prokurorit. Intervista tashmë ka nisur ose do të nis për pak minuta”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)