Godet deputeti demokrat Salianji: Insitucionet nën thundrën e Ramës, SPAK s’ka kthyer përgjigje për 'McGonigal'

  • S.A /
  • 21 February 2023 - 17:09
Godet deputeti demokrat Salianji: Insitucionet nën thundrën e Ramës, SPAK s’ka kthyer përgjigje për 'McGonigal'

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se SPAK, nuk ka kthyer ende përgjigje për çështjen McGonigal, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vendosur nën tutelë, të gjitha insitucionet e vendit. Salianji cilësoi  si farsë edhe ligjin e dosjeve,  duke thënë se Autoriteti I dosjeve nuk i ka dhënë informacion, pavarësisht pretendimeve se dosjet janë hapur.

Deputeti I partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi  insitucionet kryesorëe të vendit se janë nën urdhërat e kryeministrit Edi Rama dhe nuk hetojnë  çështjen mcgonigal dhe lidhjet e ish  zyrtarit të lartë të fbi me shefin e qeverisë.  Në një dalje për mediat, deputeti demokrat, deklaroi se  se ministria e brendshme ka dërguar informacion për disa nga pyetjet e tij,shish është shprehru se I përgjigjet vetëm  kryeministrit,  ndërsa SPAK, nuk I është  përgjigjur pyetjeve lidhur me  hetimet për çështjen McGonigal. 

Në një kohë kur mazhoranca nisi prezantimin e ndryshimeve ligjore,  që synojnë largimin e  Ilir metës nga politika, Salinji e cilësoi  këtë nismë si farsë, duke thënë se megjithëse mazhoranca  pretendon se dosjet e ish  sigurimit të shtetit janë hapur,  autoriteti I dosjeve nuk ka dërguar informacion mbi kërkesën që ai ka bërë. 

Salianji iu drejtua autoritetit të  dosjeve,  për ti kërkuar  informacion nëse deputetët e Kuvendit kanë qenë ose jo bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të Shtetit, por Aurotiteti ka refuzuar të kthejë një përgjigje. © SYRI.net

(Kosova Sot Online )