Përfshirja kriminale e Edi Ramës në dosjen Charles McGonilas me detaje duhet shpjeguar, të binden qytetarët për të protestuar dhe rrëzuar kryeministrin kokë e krimit të organizuar

Përfshirja  kriminale e Edi Ramës në dosjen Charles McGonilas me detaje duhet shpjeguar,  të binden  qytetarët për të protestuar dhe rrëzuar kryeministrin kokë e krimit të organizuar
Përfshirja  kriminale e Edi Ramës në dosjen Charles McGonilas me detaje duhet shpjeguar,  të binden  qytetarët për të protestuar dhe rrëzuar kryeministrin kokë e krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 21 February 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Madje kur zbardhet një provë e argumentuar, ku hiq më pak se 14 herë citohet emri i kryeministrit Rama në dosjen penale, këtë duhet shpjeguar qartë dhe deri në detaje, qytetarëve shqiptar, për ti fuqizuar protestat dhe kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e këtij krye mafiozi, deri në detyrimin e parlamentit për inicimin e mocionit të shkarkimit të tij nga posti i kryeministrit.

-Në rastin McGonigal tanimë ka një aktakuzë të njohur publike, dyshimi është i faktuar e plotësisht i arsyeshëm dhe për një çështje tanimë të ditur publikisht e shumë konkrete, akt i rëndë penal, për të cilin edhe Edvin Kristaq Rama është plotësisht i vetëdijshëm dhe e di mjaft mirë se është aq shumë i fajshëm, sa që as ombrella mbrojtëse e rrjetit të medieve të blera prej tij, nuk mund ta ndihmojë më. Në Shqipëri, faktikisht duhet të zhvillohet një fushatë shumë më intensive, jo vetëm nga spektri politik opozitar,por aq më tepër, nga bota akademike e pa varur, shoqëria civile dhe inteligjenca e figurat e shquara kombëtare, për informim të detajuar të qytetarëve lidhur me aferën e rëndë kriminale e korruptive të kryeministrit mafioz Edvin Kristaq Rama me krye agjentin amerikan të FBI-së së Nju Jorkut, Charles McGonigal.

Aferë kjo që u përdorë brutalisht nga Rama & Co edhe për hakmarrje e shantazhe të brendshme politike, blerjen e votave dhe sigurimin e pushtetit, deri te uzurpim i pozitës që ka rënduar thellësisht në dëm të shtetit shqiptar. Prandaj kërkohet urgjentisht që shqiptarët ta mësojnë, sa më parë, se pse pikërisht emri i Edvin Kristaq Ramës përmendet 14 herë te dosja e ish-zyrtarin të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që përmban dyshime të argumentuara për një vepër të rëndë dhe konkrete kriminale, në të cilën citohet pikërisht emri i kryeministrit mafioz shqiptar, si personi që me ndihmën e sekserëve ruso-shqiptar ka korruptuar McGonigal.

E duke qen se kjo aferë, e bënë edhe Shqipërinë përgjegjëse dhe faj mbajtëse para SHBA-ve, dhe faktorëve evropian e ndërkombëtar, është jo vetëm e nevojshme,por edhe plotësisht e domosdoshme, që qytetarët shqiptar të informohen me fakte bindëse dhe në mënyrë më të detajuar, deri në momentin e votimit të mocionit në Kuvend për ta rrëzuar këtë mafioz nga pushteti. Përndryshe injorimi i fakteve ekzistuese dhe tashmë të njohura në gjithë arenën ndërkombëtare, është një turp i madh jo vetëm për kabinetin Rama, por edhe për social-komunistët dhe subjektin politik që e përfaqëson ai si kryetar partie. Kështu që ky është momenti adekuat, që edhe socialistët të kthehen nga realiteti dhe ti pastrojnë radhët e veta nga mafiozët dhe kriminelët, nëse ka intelektual të vërtetë dhe të pastër e të guximshëm, brenda kësaj partie, që edhe si subjekt politik, të distancohet nga afera e Ramës dhe pastrohet përfundimisht nga sindromi i kriminalitetit e mafiozitetit të instaluar nga Edvin Rama dhe grupi i tij i interesave kriminale që atë e rrethon.

Një grup i tillë mafioz në krye të pushtetit dhe të partisë, nuk guxon ta përfaqësojë gjithë elektoratin socialist, përkundër faktit se disa prej tyre, janë të mashtruar, disa të pa informuar sa duhet, e shumë të tjerë edhe të kërcënuar e të shantazhuar nën presion banditesk, që me çdo kusht, të vazhdojnë të heshtin. Kjo për faktin se në rastin McGonigal, ka një aktakuzë të arsyetuar publike, me dyshim të argumentuar për çështje konkrete kriminale, akt për të cilin e di shumë mirë edhe Edi Rama se sa shumë i fajshëm është. Madje kur zbardhet një provë e argumentuar, ku hiq më pak se 14 herë citohet emri i kryeministrit Rama në dosjen penale, këtë duhet shpjeguar qartë dhe deri në detaje, qytetarëve shqiptar, për ti fuqizuar protestat dhe kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e këtij kryemafiozi, deri në detyrimin e parlamentit për inicimin e mocionit të shkarkimit të tij nga posti i kryeministrit.

Po ashtu qytetarëve shqiptar duhet shpjeguar urgjentisht dhe sa më qartë, madje çdo ditë dhe deri në detaje, se çfarë kërkon emri i Edi Ramës tek dosja e McGonigal, pasi që megjithëse opozita zhurmon mjaft, edhe ajo, shihet se e lë mangu sqarimin e duhur dhe nuk ndalet sa duhet në detaje, që në mënyrë të përditësuar ta zbërthejë, analizojë dhe pasqyrojë qartësisht e me argumente konkrete, para qytetarëve shqiptarë, zhytjen e Edvin Kristaq Ramës, në këtë aferë të rëndë kriminale, përderisa çuditërisht edhe vet "drejtësia" e kapur e Shqipërisë, vetëm bënë sehir, apo sikur vëzhgon, por as që merr fare mundimin të veprojë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".