Plagosen me thikë dy vëllezër

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 08:49
Plagosen me thikë dy vëllezër

Një plagosje me thikë ka ndodhur dje në një lokal në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, autori e ka qëlluar me thikë dukë lënë dy vëllezër.

Viktimat kanë mbetur të plagosur, ku edhe kanë marrur trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën "Dine Hoxha", në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

(Kosova Sot Online)