Hamza e zbulon nëse do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor

  • A.P /
  • 30 April 2026 - 15:00
Hamza e zbulon nëse do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se PDK’së i konvenon cilado datë që do të përcaktohet brenda afatit kushtetues.

“Për ne është e pranueshme cilado datë brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hamza.

Në pyetjen për koalicionet e mundshme parazgjedhore, Hamza ka thënë se PDK do të shkojë si parti politike dhe se të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen listës janë të mirëseardhur.

“Ne do të bisedojmë, mirëpo do të shkojmë si PDK dhe brenda listës së PDK-së janë të mirëpritur edhe të tjerët”, ka thënë Hamza.

(Kosova Sot Online)