Detaje nga gjykimi ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe të enjten ka vazhduar me dyer të mbyllura gjykimi për spiunazh ndaj dy të akuzuarve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, ku do të elaborohet ekspertiza e psikiatrisë forenzike për të akuzuarin Shabani.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga gjykatësi i rastit, Rrahman Beqiri.
Edhe seancat e 28 dhe 29 janarit 2026, ishin mbajtur të mbyllura për të njëjtat arsye.
(Kosova Sot Online)
