Deputeti i VV-së: M’kanë rreh kur kam qenë 16 vjeçar, në çdo kufi kam ankth

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 11:07
Deputeti i VV-së: M’kanë rreh kur kam qenë 16 vjeçar, në çdo kufi kam ankth

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar lidhur me rastin e dhunës fizike të ushtruar ndaj profesorit shqiptar, Petraq Milo, nga një polic kufitar në Mal të Zi, shkruan “Kosova Sot Online”.

Basha ka treguar se kur ka qenë 16 vjeçar e kanë rrahur policia e Sllobodan Millosheviqit.

Basha ka theksuar se edhe pse sot është deputet dhe ka pasaportë amerikane, në secieln kufi që kalon ka ankth.

“Nervoza e shqiptarëve është fakti se ky ka qenë trajtimi i tyre gjatë gjithë dekadave nën regjimin fashist t’Millosheviçit! M’kanë rreh kur kam qenë vetëm 16 vjeçar!

Është traumë e fjetur! Sot jam deputet, kam pasaportë dhe në çdo kufi kam ankth!”, ka shkruar Basha.

Kosova Sot Online)