Një person hyn në market i armatosur, nën kërcënimin e armës grabit një shumë të madhe parash

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 14:08
Një person hyn në market i armatosur, nën kërcënimin e armës grabit një shumë të madhe parash

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një rast i grabitjes së armatosur në një market në jug të Mitrovicës, transmeton ‘Kosova Sot Online”.

Nën kërcënimin e armës një person i panjohur ka grabitur një shumë parash prej 781.20€.

Personi në fjalë pas grabtjes ka ikur në drejtim të panjohur.

“Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, derisa kanë qenë duke punuar në market, një person i panjohur nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash prej 781.20€ dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin janë intervistuar tre viktimat dhe dy dëshmitar, nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)