A është gati lista e aseteve që do t’i barten Fondit Sovran

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 16:51
A është gati lista e aseteve që do t’i barten Fondit Sovran

Listën e aseteve që do t’i barten Fondit Sovran, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Qeveria e Kosovës ende s’e kanë finalizuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Një listë fillestare tashmë është bërë dhe në të janë përfshirë 94 asete me vlerë dhe mbi 1 mijë e 500 toka. Nga AKP kanë folur edhe për llojin e aseteve që pritet t’i kalojnë në menaxhim Fondit.


Themelimi i Fondit Sovran ka qenë një prej premtimeve kryesore të kryeministrit Albin Kurti, bashkë me Bankën Zhvillimore. Gjatë fushatës zgjedhore, është përmendur pothuajse në secilin tubim.

Ky premtim është i listuar edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, si prioritet i Qeverisë Kurti.


Aty thuhet se Fondi do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës.

“Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe asetet e saj i kalojnë Fondit Sovran i cili është fond investues dhe instrument i zhvillimit industrial”.

(Kosova Sot Online)