Gurra: Skandali 'McGonigal' s'do shuhet kurrë pa u hetuar, Rama nuk i shpëton

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 19:13
Gurra: Skandali 'McGonigal' s'do shuhet kurrë pa u hetuar, Rama nuk i shpëton

Analisti Hysni Gurra shprehet se skandali "McGonigal" nuk do të shuhet kurrë pa u hetuar deri në fund. 

Gurra tha se çështja po hetohet në SHBA dhe Edi Rama nuk do t'i shpëtojë aferës kësaj afere. 

"Çështja McGonigal nuk do të shuhet kurrë pa u hetuar deri në fund. Po hetohet në SHBA dhe nuk i shpëton dot Edi Rama. Për Komisionin Hetimor Parlamentar, jo se do bëjë ndonjë mrekulli, por opozita ka të vetmen mundësi ta nxjerrë kryeministrin para publikut, siç bëri me komisionin hetimor të inceneratorëve. Nuk është inerci sjellja që bën me opozitën, por është një plan i cili është prishur për shkak të daljes në dritë të aferës McGonigal. Rama s'do pyeste për opozitën nëse s'do kishte shpërthyer ky skandal", u shpreh Gurra.  

(Kosova Sot Online)