Detaje nga aksidenti ku mbetën të vdekur 4 persona nga Kosova

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 21:31
Detaje nga aksidenti ku mbetën të vdekur 4 persona nga Kosova

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes, katër persona kanë vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha ai.

(Kosova Sot Online)