“Edhe lopa në grazhd e di se kush i ka humbur ato 8 mijë e 200 hektarë”, Konjufca i kërkon Kokës të mos përdorë emra kafshësh në relacion me deputët

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 13:04
“Edhe lopa në grazhd e di se kush i ka humbur ato 8 mijë e 200 hektarë”, Konjufca i kërkon Kokës të mos përdorë emra kafshësh në relacion me deputët

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, sot në Kuvend, ka folur për temën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kokaj në fillim të fjalimit të tij tha se “edhe lopa në grazhd e di se kush i ka humbur ato 8 mijë e 200 hektarë”.

Lidhur me këtë shprehje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ndërhyrë, i cili bëri thirrje që të mos përmenden emrat e kafshëve në relacion me asnjë deputet të Kuvendit.

(Kosova Sot Online)