Meta: Institucionet kanë rënë, populli në këmbë

  • A P /
  • 23 February 2023 - 15:12
Meta: Institucionet kanë rënë, populli në këmbë

Protestës së 23 shkurtit para parlamentit ju bashkua edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.  Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se institucionet e vendit kanë rënë dhe se regjimi do të rrëzohet vetëm përmes revolucionit. Sipas Metës, Rama është i tmerruar nga zëri opozitar, ndaj i përjashton deputetët nga foltorja e Kuvendit. Ai paralajmëroi se ora e llogaridhënies po afron.

Nga sheshi i protestës para parlamentit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,   paralajmëroi rrëzimin e qeverisë Rama duke theksuar populli e ka nisur llogaridhënien përmes revolucionit.  Sipas Metës, në kushtet kur të gjitha institucionet e vendit kanë rënë, qytetarët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ngrihen në protesta.

Meta akuzoi Ramën se është pronari i aferës së inceneratorëve dhe se  për të shpëtuar  veten, bën kurban ministrat e tij. Ai paralajmëroi se të njëjtin fat do të ketë edhe Arben Ahmetaj.

Rama ka uzurpuar dhe fshirë PS-në, tha Meta, teksa shtoi se ai është tmerruar nga dalja e skandalit “MGgonigal’.
Në fjalën e tij nga podiumi i protestës, Meta tha se qeveria kërkon t’i nënshtrojë shqiptarët përmes varfërisë, duke theksuar se edhe pse buxheti ynë është më i madh, mbështetja sociale është shumëfish më e ulët se e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)