Ambasadori ukrainas në Beograd: Putini tha se pas luftës në Ukrainë do të merret me Kosovën

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 15:22
Ambasadori ukrainas në Beograd: Putini tha se pas luftës në Ukrainë do të merret me Kosovën

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar se pas luftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se pas luftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë, prandaj duhet ta pyesim veten se çfarë mund të pritet nga një veprim i tillë”, tha Tolkach.

I pyetur për refuzimin e Beogradit për t’i vendosur sanksione Rusisë, ai tha se “ne do të donim që të gjithë të na mbështesin, por nuk na takon neve të vendosim, është detyrë e Serbisë”.

Tolkach tha se Ukraina gjithmonë e ka mbështetur “integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë” dhe se “në vitin 1999 dënoi agresionin e NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë”.

(Kosova Sot Online)