Medvedev: Do të fitojmë, arrijmë deri në kufirin me Poloninë

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 20:37
Medvedev: Do të fitojmë, arrijmë deri në kufirin me Poloninë

Shteti rus nuk ka publikuar asnjë rresht për përvjetorin e parë të luftës së nisur në Ukrainë, ndërsa i vetmi që komentoi zhvillimet e fundit, ishte ish presidenti Dmitry Medvedev.

“Rusia do të fitojë në Ukrainë dhe do të arrijmë deri në kufirin me Poloninë, nëse do të jetë e nevojshme”, shkruan në telegram zëvendës kryetari i Këshillit të Sigurisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ai shton se “Moska duhet të shtyjë kërcënimet kundër saj, sa më larg që të jetë e mundur”.

“Në përfundim të operacionit special ushtarak në Ukrainë, do të zhvillohen bisedime të vështira dhe nervoze, për muaj dhe ndoshta vite”, nënvizon Medvedev lidhur me diskutimet për paqe.

“Vendimet për regjimin e Kievit, natyrisht, nuk do të merren nga lloji i Zelenskit, nëse ai do të jetë ende gjallë”, shkruan zyrtari rus duke lënë të kuptohet që negociatat, Rusia synon t’i zhvillojë me perëndimin dhe NATO-n.


(Kosova Sot Online)