Rusia shkakton skandal në OKB, ndërpren minutën e heshtjes për Ukrainën

  • S.A /
  • 25 February 2023 - 08:27
Rusia shkakton skandal në OKB, ndërpren minutën e heshtjes për Ukrainën

Ambasadori rus, Vasily Nebenzya ndërpreu një minutë heshtje në OKB, që po mbahej për të shënuar një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e agresionit rus në Ukrainë.

Mirëpo, derisa po mbahej minuta e heshtjes, ambasadori rus, Nebenzya, kërkoi fjalën duke thënë se ata kërkojnë një minutë heshtje për të gjitha viktimat e asaj që ka ndodhur në Ukrainë, që nga viti 2014.Pas ndërhyrjes, heshtja vazhdoi.

(Kosova Sot Online )