Ngjarje e trishtë: Vdes foshnja gjashtë muajshe, një ditë pas aksidentit të rëndë në Kamenicë

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 13:22
Ngjarje e trishtë: Vdes foshnja gjashtë muajshe, një ditë pas aksidentit të rëndë në Kamenicë

Ka vdekur foshnja gjashtë muajshe pas lëndimeve që ka marrur në aksidentin e djeshëm në fshatin Hodonoc të Kamenicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot, me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plageve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndrruar jetë edhe një person i moshes rreth një vjeçare. Trupi i pajetë i viktimes me urdhe të Prokurorit të Shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë Valon Osmani nga Policia e Rajonit të Gjilanit.

(Kosova Sot Online)