Një grua nga Kosova dërgohet pa shenja jete në emergjencë

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 09:52
Një grua nga Kosova dërgohet pa shenja jete në emergjencë

Të shtunën në Emergjencën e Ferizajt, Policia njofton se një grua është sjellë pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me rastin janë intervistuar dy persona, teksa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN/Ferizaj 25.02.2023-15:15. Raportohet se në emergjencë Ferizaj është sjellë  pa shenja jete një femër kosovare, ku nga epika mjekësore është konstatuar vdekja e saj. Njësiti policor ka dal ne vendngjarje.  Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 


(Kosova Sot Online)