
Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona nga COVID-19, shkruan “Kosova Sot Online”.
Kurse, janë konfirmuar 12 raste të reja, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 8 pacientë.
Numri i rasteve aktive është 204.
(Kosova Sot Online)