Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama! Shqiponjat fluturojnë lart, por kthehen gjithnjë në fole…/ VIDEO

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 13:23
Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama! Shqiponjat fluturojnë lart, por kthehen gjithnjë në fole…/ VIDEO

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përsëriti sot se protesta e 3 marsit është një protestë kundër Edi Ramës.

“Protesta e 3 marsit është anti-Rama.

Është kundër vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që i futi në mes marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.

Protesta është: t’i dalim zot Shqipërisë.

Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.

Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.

Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë,” tha Berisha.

Kreu i PD publikoi edhe spotin e protestës, i cili u shpërnda edhe nga kryetari Sali Berisha.

"Shqiponjat fluturojnë lart, por kthehen gjithnjë në fole!…", shkruan Berisha.

(Kosova Sot Online)