
Vuçiq: Kurti refuzoi që ta krijojë Asociacionin

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për media, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vuçiq ka thënë se ka insistuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që në fund nuk kanë arritur tek marrëveshja.
“Kurti refuzoi që ta krijojë Asociacionin. Nuk do të ketë marrëveshje pa krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.
Vucic tregoi se do të ketë takim të radhës dhe diskutimet do të vazhdojnë.
(Kosova Sot Online)