
Vuçiq tregon se kur do të mbahet takimi i ri me Kurtin

Menjëherë pas takimit ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në takim është marrë vesh që të ketë një raund tjetër të takimeve që do të mabhet më 18 mars, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Zakonisht një takim i vështirë dhe besoj se do të ketë shumë takime të tjera në periudhën e ardhshme. Më datën 18, duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut”, tha Vucic pas takimit.
Takimi trilateral, i thirrur nga Bashkimi Evropian për të diskutuar për planin franko-gjerman ka përfunduar para disa minutave.
(Kosova Sot Online)